Botë

Shifra rekorde të fëmijëve të hospitalizuar nga COVID-19 në SHBA

Rritja e nxitur nga Omicroni që po i dërgon rastet me COVID-19 në rritje në SHBA, po i vendos fëmijët në spital në një numër rekord dhe ekspertët ankohen që shumica e të rinjve nuk janë të vaksinuar.

"Është zemërthyese", tha Paul Offit, një ekspert i sëmundjeve infektive në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias. “Ishte mjaft e vështirë vitin e kaluar, por tani e dini se keni një mënyrë për ta parandaluar gjithë këtë”.

Gjatë javës së 21-27 dhjetorit, mesatarisht 334 fëmijë 17 vjeç dhe nën këtë moshë pranoheshin në ditë në spitale për koronavirus, një rritje prej 58% nga një javë më parë, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Kulmi i mëparshëm gjatë rrjedhës së pandemisë ishte në fillim të shtatorit, kur shtrimet e fëmijëve në spital ishin mesatarisht 342 në ditë, raporton AP.

Megjithatë, fëmijët vazhdojnë të përfaqësojnë një përqindje më të vogël të atyre që janë shtruar në spital me COVID-19: Një mesatare prej mbi 9,400 njerëz të të gjitha moshave u pranuan në ditë gjatë së njëjtës javë në dhjetor. Dhe shumë mjekë thonë se të rinjtë që vijnë tani duken më pak të sëmurë se ata gjatë përhapjes së variantit Delta gjatë verës.