Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rekord fëmijësh të hospitalizuar si pasojë e variantit Delta në SHBA

Numri i fëmijëve të hospitalizuar me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shënuar rekord, me mbi 1,900 raste ditore.

Varianti Delta i koronavirusit, i cili është duke u përhapur me të madhe në mesin e njerëzve të pavaksinuar në SHBA, ka shkaktuar hospitalizome të shumta në javët e fundit.

Vetëm të shtunën e kaluar, numri i fëmijëve të hospitalizuar ishte 1,902, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA.

Fëmijët përbëjnë rreth 2.4% të të hospitalizuarve si pasojë e COVID-19 në SHBA.

Fëmijët nën moshën 12-vjeçare ende nuk mund të marrin vaksinën kundër koronavirusit, duke i bërë ata më të rrezikuar nga varianti Delta, i cili është shumë lehtë i transmetueshëm.