Hospitalizimi i fëmijëve nën 5 vjeç në SHBA me COVID-19 u rrit në javët e fundit, në nivelin e tij më të lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Qeverisë të publikuara të premten në grupmoshën e vetme që ende nuk kualifikohet për vaksinën.
“Trendi shqetësues i fëmijëve shumë të vegjël për t'u vaksinuar nënvizon nevojën që fëmijët më të rritur dhe të rriturit të marrin vaksinat e tyre për të mbrojtur ata që i rrethojnë”, ka thënë Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Që nga mesi i dhjetorit, ndërsa varianti shumë ngjitës i Omicronit është përhapur furishëm në të gjithë SHBA-në, shkalla e shtrimit në spital në këta fëmijë më të vegjël është rritur në më shumë se 4 në 100,000 të rinj, nga 2.5 për 100,000.
Në një deklaratë, Walensky ka thënë se ndërsa fëmijët kanë ende shkallën më të ulët të shtrimit në spital nga çdo grupmoshë, "shtrimet në spitale pediatrike janë në shkallën e tyre më të lartë krahasuar me çdo pikë të mëparshme të pandemisë".
Në një konferencë, ajo ka thënë se numrat përfshijnë fëmijët e shtruar në spital për shkak të COVID-19 dhe ata të pranuar për arsye të tjera, por që u gjetën të infektuar.
Ajo vuri në dukje se pak më shumë se 50% e fëmijëve të moshës 12 deri në 18 vjeç janë plotësisht të vaksinuar dhe vetëm 16% e atyre 5 deri në 11 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.
Edhe
“Pfizeri” mbron fëmijët edhe nga Omicroni
Që nga e marta, numri mesatar i fëmijëve dhe adoleshentëve të shtruar në spital në ditë me COVID-19 ishte 766, dyfishi i shifrës së raportuar vetëm dy javë më parë.
Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, tha se shumë fëmijë të shtruar në spital me COVID-19 kanë kushte të tjera shëndetësore që i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj komplikimeve nga virusi. Kjo përfshin obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e mushkërive.