Varianti Omicron përbën 95 përqind të rasteve të reja të infeksioneve me koronavirus në javën e fundit, sipas zyrtarëve të shëndetësisë të SHBA-së.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka publikuar të dhënat sipas të cilave variantet e COVID-19 janë më të shpeshtat në rastet pozitive. Duke filluar nga qershori, varianti Delta ishte kryesori në infektimet e reja në SHBA. CDC-ja tha se mbi 99.5 përqind e rasteve ishte Delta deri në fund të nëntorit.
Më shumë se 2.2 milionë raste pozitive u raportuan në javën e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton AP.
CDC-ja analizon të dhënat për të krijuar projeksionet për atë se cili nga variantet e koronavirusit po shkaktojnë më shumë raste të reja.
-
SHBA-ja raporton 1.35 milionë raste ditore me COVID-19
-
Për herë të parë në botë, më shumë se 1 milion raste ditore me COVID-19
-
OBSH-ja ia ka frikën një “cunami” të rasteve me Omicron dhe Delta
-
SHBA-ja e Franca me rritje rekorde të rasteve
-
Rekord fëmijësh të hospitalizuar si pasojë e variantit Delta në SHBA