Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja e Franca me rritje rekorde të rasteve

Pandemia e koronavirusit tashmë ka hyrë në një tjetër fazë të saj, kjo edhe për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit të ri Omicron, i cili është më i transmetueshëm edhe se ai i mëparshëm Delta.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan 500 mijë persona të infektuar të rinj në 24 orët e fundit, shifër kjo e paregjistruar më parë që nga nisja e pandemisë. Shifra të larta të të infektuarve janë regjistruar edhe në Francë.

Autoritetet shëndetësore të këtij shtetit shprehen se 180 mijë persona rezultuan të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

Omicroni është duke dominuar edhe në Holandë dhe Zvicër. Danimarka, një ndër vendet që hoqi e para masat shtrënguese raporton 1,612 persona të infektuar për 100 mijë banorë. Gjermania dhe Greqia gjithashtu kanë shpallur rregulla të reja për të frenuar infeksionet në rritje.

Artikuj të ngjashëm