Hospitalizimet për COVID-19 kanë nisur të ngriten në SHBA që nga fillimi i korrikut megjithëse në shkallë të vogël nga tri verat e kaluara.
Kjo verë ka sjellë një rritje në numrin e të shtruarve në spitale, por numri i pacientëve është shumë më i ulët se më parë.
Në javën e fundit të korrikut, në spital janë pranuar 9,056 persona. Një rritje prej 12% nga një javë më parë, raportoi AP.
Por, është larg nga pikat e kaluar, si 44,000 pacientët që pranoheshin në javë në spitale në fillim të janarit.
“Po ngritet pak, por nuk është diçka që të ngrisim alarm”, ka thënë David Dowdy, epidemiolog.
Artikuj të ngjashëm
-
Rriten rastet me COVID në SHBA, shkak i qasjes së pabarabartë të njerëzve në vaksinim e trajtim
-
Rikthehet bartja e maskave në disa spitale në SHBA për shkak të COVID-it
-
Gjatë pandemisë lindjet në shtëpi në SHBA arritën nivelin më të lartë në dekada
-
Zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë edhe një dozë të vaksinës anti-COVID
-
OBSH-ja e shqetësuar për vaksinim të ulët, përderisa rastet me Covid e grip po rriten