Numri i lindjet në shtëpi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin e dytë të pandemisë COVID-19, ka shënuar një rritje të lehtë.
Sipas një raporti qeveritar të botuar të enjten ky është niveli më i lartë i lindjeve që janë kryer në shtëpi në dekada.
Sipas raportit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, mes pothuajse 4 milionë lindjeve në vitin 2021, rreth 52 mijë lindje ndodhën në shtëpi.
Kjo tregon një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2020 dhe është më e ulët krahasuar me rritjen prej 22% që kishte ndodhur nga viti 2019 në vitin 2020.
Autorja kryesore e raportit, Elizabeta Gregori, ka thënë se arsyet e kësaj rritjeje janë të panjohura, por thekson se ato kanë ndodhur kur normat e COVID-19 kanë qenë të larta dhe vaksinat ose nuk ishin të disponueshme ose nuk përdoreshin gjerësisht.
Raporte të tjera kanë treguar se shumë njerëz shmangën vizitat në spital dhe tek doktorët gjatë kohës së pandemisë.
Edhe
Për herë të parë në nëntë vjet, rritet shkalla e lindjeve në Korenë e Jugut
Arsye të tjera që përmenden si të mundshme janë se grave u mungonte sigurimi shëndetësor ose jetonin larg nga një spital dhe nuk mund të arrinin atje në kohë.
Bazuar në studimet e mëparshme rreth 1 në 4 lindje në shtëpi janë të paplanifikuara. / AP