Shkalla e lindjeve në Korenë e Jugut është rritur në vitin 2024 për herë të parë në nëntë vjet, pas numrit në rritje të martesave të cilat u shtynë shkaku i pandemisë COVID-19, shkruan Reuters.
Numri i të porsalindurve në vendin aziatik midis janarit 2024 dhe nëntorit 2024 u rrit 3 për qind nga një vit më parë në 220.094, treguan të mërkurën të dhënat mujore të qeverisë.
Në vitin 2023, numri i të porsalindurve ra me 7.7 për qind, duke zgjatur rënien për të tetin vit radhazi dhe duke rezultuar në një normë vjetore të lindshmërisë prej 0.72, më e ulëta në nivel global.
Në vitin 2023, numri i martesave u rrit për herë të parë në 12 vjet pasi çiftet kishin shtyrë dasmat gjatë pandemisë.
Në vendin aziatik, ka korrelacion të lartë midis martesave dhe lindjeve, me një vonesë kohore prej një ose dy vjetësh, pasi martesa shpesh shihet si parakusht për të pasur fëmijë.
-
Në vendin me shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë, klinikat e fertilitetit po “lulëzojnë”
-
Japonia shënon numrin më të ulët të lindjeve në mbi një shekull
-
Qeveria japoneze krijon aplikacion për çiftëzim pas rënies rekorde të lindshmërisë
-
Lindjet në Japoni bien në nivel rekord, konsiderohet si kriza më e madhe e vendit
-
Kroacia alarmohet nga rënia e numrit të lindjeve