Gruaja dhe vajza e një prej familjarëve të ish-presidentit sirian, Bashar Assad, janë arrestuar në aeroportin e Bejrutit, prej ku po përpiqeshin të iknin me pasaporta të falsifikuara, kanë thënë zyrtarët libanezë.
Rasha Khazem, gruaja e Duraid Assad – djali i ish-zëvendëspresidentit Rifaat Assad, që ishte xhaxhai i Bashar Assadit – dhe vajza e tyre shkuan përmes rrugëve ilegale në Liban dhe nga aty donin të shkonin në Egjipt. Rifaati raportohet se ka ikur ditë më parë dhe nuk është ndaluar.
Prokurorët federalë zviceranë në mars e paditën Rifaatin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit me pretendimin se ai kishte urdhëruar vrasje e tortura para më shumë se katër dekada më parë, raportoi AP.
Rifaat Assad drejtoi njësinë e artilerisë që bombardoi qytetin Hama dhe vra mijëra njerëz, duke marrë kështu pseudonimin “kasapi i Hamas”.
-
Një vit pas rënies së Asadit, një Siri e ndarë përpiqet të shpëtojë nga cikli i dhunës
-
Frikë midis pakicave të Sirisë pas rënies së Assadit
-
Rrugëtimi 13-vjetësh në kërkim të gazetarit amerikan të rrëmbyer në Siri
-
Muaj pas rënies së Assadit, familjet e të zhdukurve në Siri ende kërkojnë drejtësi
-
Presidenti i Sirisë do të qëndrojë në Moskë të mërkurën