Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

El Salvadori angazhon 10 mijë trupa për të shtypur bandat kriminale

El Salvadori angazhon 10 mije trupa per te luftuar bandat kriminale

Rreth 10 mijë trupa kanë rrethuar qytetin Soyapango në El Salvador, si pjesë e një aksioni masiv për të shtypur bandat, ka thënë presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, raporton BBC.

Gjitha rrugët që çojnë në qytet janë bllokuar dhe forcat speciale po batsisin shtëpitë e anëtarëve të bandave.

Zyrtarët policorë po ndalojnë këto që po tenton të largohet nga qyteti dhe po kontrollojnë identitetin e tyre.

Operacioni është një goditje masive ndaj bandave, pas rritjes së dhunës në fillim të vitit.

Ministri i Drejtësisë i El Salvadorit, ka thënë se 12 persona janë arrestuar deri më tash.
Soyapango, është një nga qytetet më të mëdha të El Salvadorit, me më tepër se 290 mijë banorë. Qyteti – që është 13 kilometra në perëndim të San Salvadorit – njihet si vend për aktivitet të bandave.

“Në këtë moment, komuna e Soyapangos, është rrethuar plotësisht”, ka thënë presidenti Bukele.