Qeveria e El Salvadorit ka dërguar edhe 2,000 të dyshuar në një burg të ri të madh të ndërtuar posaçërisht për pjesëtarë të bandave, dhe ministri i Drejtësisë është zotuar se “ata nuk do të kthehen më kurrë” në rrugë.
Administrata e presidentit Nayib Bukele ka kërkuar zgjatje të masave urgjente kundër bandave, raportoi AP.
Përgjatë 354 ditësh, 65,000 persona janë arrestuar në fushatën kundër bandave. Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se ka pasur abuzime me të burgosur dhe se të pafajshëm mund të jenë përzier në bastisjet e policisë.
Qeveria lajmëroi transferin masiv të të burgosurve me një video që publikoi. Tregoi të burgosurit që detyroheshin të vraponin zbathur dhe me pranga. Më pas janë detyruar të ulen me këmbët e prangosura ngjitur njëri tjetrit.
Ministri Gustavo Villatoro tha se të dyshuarit nuk do të kthehen kurrë në rrugë, edhe pse rreth 57,000 të atyre që u arrestuan ende presin akuzat zyrtare dhe gjyqin.
-
Megaburgu në El Salvador ku Trumpi do t’i dërgojë imigrantët ilegalë të rrezikshëm
-
El Salvadori angazhon 4 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë
-
El Salvadori nis luftën kundër bandave, mijëra ushtarë në rrugë
-
Mbi pesë mijë ushtarë për eliminimin e bandave në qytetin e El Salvadorit
-
El Salvadori e vë në funksion burgun për 40 mijë persona