Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

El Salvadori e vë në funksion burgun për 40 mijë persona

Grupi i parë prej 2 mijë anëtarëve të bandave është transferuar në burgun gjigant të El Salvadorit. Burgu, 74 kilometra larg kryeqytetit San Salvador, besohet se është më i madhi në Amerikën Latine. Autoritetet kanë bërë të ditur se ka kapacitet për 40 mijë të burgosur, aq sa ka arrestuar shteti në fushatën kundër bandave kriminale.

Burgu i ri përbëhet nga pavijonet e izolimit me kabina metalike dhe qelitë e dënimit, sallat virtuale të gjyqit dhe dy module për fabrikat e destinuara për punën e të burgosurve.

Burgu masiv ka qenë cak i kritikave të ashpra për shkelje të pretenduara të të drejtave të njeriut dhe kontradikta me standardet ndërkombëtare.

Autoritetet kanë arrestuar më shumë se 64 mijë persona, të cilët dyshohet se ishin pjesë të bandave kriminale.

Fushata agresive e shtetit ka nisur në marsin e vitit të kaluar kur brenda një dite u vranë 62 persona nga bandat kriminale.

Edhe El Salvadori ndërton burgun për 40 mijë persona Botë El Salvadori ndërton burgun për 40 mijë persona

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i vrasjeve ka rënë ndjeshëm qëkur nisi fushata kundër bandave.

Në vitin 2022 kishte 615 të vrarë, ndërkaq sivjet janë vetëm 25 persona të vrarë në El Salvador.