Ushtria dhe policia e Salvadorit janë angazhuar në një prej aksioneve më të mëdha të shtetit që kur presidenti Nayib Bukele shpalli luftën kundër bandave në marsin e vitit 2022.
Dhjetëra shtëpi janë bastisur dhe civilët janë kontrolluar në provincën Cabanjas. Qeveria ka dërguar më shumë se 8 mijë ushtarë dhe policë në provincën Cabanjas për të mposhtur bandat.
Aksioni i madh ka nisur pas disa sulmeve të armatosura kundër policisë. Presidenti ka deklaruar se anëtarët e bandave të njohura kriminale MS-13 dhe Barrio 18 janë duke u fshehur në provincën Cabanjas, raportoi AP.
Qeveria e Bukeles ka suspenduar të drejtat kushtetuese dhe ka arrestuar 71 mijë persona, të gjithë të akuzuar si pjesë të bandave.
30 për qind të tyre kanë lidhje të qarta me krimin e organizuar. Gjatë javës së kaluar, kongresi i El Salvadorit ka miratuar ligjin që ua mundëson gjykatave të dënojnë anëtarët e bandave në gjykime masive.
-
El Salvadori angazhon 4 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë
-
Mbi pesë mijë ushtarë për eliminimin e bandave në qytetin e El Salvadorit
-
El Salvadori burgos 2,000 të dyshuar të tjerë që “nuk do të kthehen më kurrë” në rrugë
-
El Salvadori angazhon 10 mijë trupa për të shtypur bandat kriminale
-
SHBA-ja i deporton anëtarët e bandave në El Salvador, pavarësisht vendimit të gjykatës