Zyrtarët amerikanë janë nisur drejt Rusisë për të diskutuar një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, sipas presidentit Donald Trump.
Lajmi vjen pasi zyrtarët ukrainas ranë dakord për një armëpushim 30-ditor pas një takimi të shumëpritur me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite, raporton BBC.
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka thënë pas këtij takimi se topi tani është në fushën e Rusisë dhe se SHBA-ja beson se e vetmja mënyrë për t'i dhënë fund luftimeve është përmes negociatave të paqes.
Vizita amerikane vjen pasi Kremlini njoftoi se presidenti Putin kishte vizituar rajonin Kursk të Rusisë, pjesë të të cilit kanë qenë nën kontrollin e Ukrainës që nga një inkursion vitin e kaluar.
Pas takimit në Jeddah të martën, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka thënë se tani i takon SHBA-së të bindë Rusinë që të pajtohet me propozimin "pozitiv".
Kremlini ka thënë se po studionte marrëveshjen e armëpushimit dhe se një telefonatë mes Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin është e mundur.
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
-
SHBA-ja mban sot bisedime me Ukrainën rreth planit të paqes
-
Trumpi dërgon javën e ardhshme përfaqësuesin e tij në Moskë për bisedimet e paqes
-
Në takim me Putinin, Trumpi pranoi që Ukraina të dorëzojë territor për paqe
-
Trump: Marrëveshja direkte e paqes në Ukrainë, më e përshtatshme sesa armëpushimi