Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

E djathta ekstreme austriake kërkon rrugën drejt pushtetit pas fitores në zgjedhje

Herbert Kickl

Foto: Associated Press

Partia e Lirisë (EPO) e ekstremit të djathtë në Austri ka fituar për herë të parë zgjedhjet parlamentare atje, mirëpo ajo duhet të kërkojë partner pasi nuk mund ta formojë qeverinë e vetme.

Triumfi i FPO-së euroskeptike dhe miqësore me Rusinë të dielën, ishte një tjetër moment historik në ngritjen e së djathtës së fortë të Evropës.

Duke u përballur me liderin e partisë FPO, Herbert Kickl në një studio televizive pasi dolën rezultatet, drejtuesit e partive të tjera në parlament hodhën poshtë propozimet e tij për formimin e një koalicioni.

FPO përfundoi rreth 2.5 pikë përqindje përpara Partisë Popullore (OVP) konservatore të kancelarit Karl Nehammer. EPO ka marrë 29% të votave që është rezultati i saj më i mirë ndonjëherë, teksa Kickl akuzoi rivalët e tij se kundërshtojnë vullnetin e popullit, raporton Reuters.

"Nesër do të ketë një të hënë blu dhe më pas do të fillojmë ta kthejmë atë 29% në një realitet politik në këtë vend”, u ka thënë Kickl mbështetësve të dielën në mbrëmje, duke ironizuar me faktin se bluja është ngjyra e lidhur me partinë e tij.

Edhe Projeksionet e nxjerrin fituese të djathtën ekstreme në Austri Botë Projeksionet e nxjerrin fituese të djathtën ekstreme në Austri

Kickl, një figurë provokuese dhe polarizuese, aleate me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, ofroi të negocionte me të gjitha palët e tjera në Austri. 

Presidenti Alexander Van der Bellen, një ish-udhëheqës i të Gjelbërve që mbikëqyr formimin e qeverive, u kërkoi të gjitha palëve të zhvillonin bisedime.

Fitorja e Kickl ngriti edhe më tej partitë e së djathtës në të gjithë Evropën, ku e djathta ekstreme ka bërë shënuar fitore në shumë vende, përfshirë Holandën, Francën dhe Gjermaninë. Kjo mbështetje në rritje për të djaththën ekstreme mund të nxisë rrezikun e ndarjeve brenda Bashkimit Evropian mbi fushat kryesore të politikave, si mbrojtja e Ukrainës kundër Rusisë.

Megjithatë, këto fitore nuk kanë qenë garanci fuqie për të djathtën ekstreme, pasi partitë e tjera me çdo kusht mundohen t’i mohojnë ato.

Edhe Arrihet marrëveshja për qeveri në Austri pa të djathtën ekstreme Botë Arrihet marrëveshja për qeveri në Austri pa të djathtën ekstreme

“Tubimi Kombëtar” i ekstremit të djathtë të Francës fitoi rundin e parë të zgjedhjeve në qershor, mirëpo partitë më të moderuara hoqën dorë nga kandidatët në rundin e dytë për të ndihmuar kështu të majtën të fitonte shumicën e vendeve. 

Në Holandë, nacionalistit Geert Ëilders iu desh të hiqte dorë nga shpresat e tij për të qenë kryeministër pasi doli i pari në zgjedhjet atje, kur rivalët refuzuan të mbështesin një qeveri të udhëhequr prej tij.