Kreu i “Partisë së Lirisë” (FPO) të ekstremit të djathtë austriak, Herbert Kickl, ka konfirmuar të martën se ka në plan të ftojë Partinë Popullore (OVP) konservatore për të zhvilluar bisedime për koalicionin pasi u mandatuar nga presidenti të hënën, për të formuar një koalicion qeverisës.
Kickl ka thënë në një deklaratë se ai do të dërgojë ftesën sapo udhëheqja e partisë së tij të nënshkruajë lëvizjen në një takim të martën në mbrëmje, raporton Reuters.
OVP është partneri i tij i vetëm i mundshëm i koalicionit, por ai i ka bërë thirrje asaj të jetë "e sinqertë" në bisedime ose do të përballet me zgjedhje të parakohshme.
Matjet e opinionit flasin për rritje të mbështetjes për FPO-në.
Mundësia e formimit të qeverisë nga e djathta ekstreme ka nxitur reagimin e shumë njerëzve, duke bërë që qindra protestues të mblidhen të hënën në Vjenë për ta kundërshtuar.
LEXO EDHE:
Edhe
Arrihet marrëveshja për qeveri në Austri pa të djathtën ekstreme
-
Austria drejt qeverisë së qendrës pas dështimit të koalicionit me të djathtën ekstreme
-
Thellohet kriza politike në Austri, dështojnë bisedimet për formimin e qeverisë
-
Formimi i qeverisë, e djathta ekstreme dhe konservatorët në Austri arrijnë dakordim për buxhetin
-
Presidenti i Austrisë ngarkon liderin e ekstremit të djathtë që të formojë qeverinë e re