Dronë të dyshuar janë parë duke fluturuar mbi një bazë të inteligjencës ushtarake franceze në tre netë të ndara muajin e kaluar, ka bërë të ditur të martën Forca Ajrore dhe Hapësinore Franceze.
Rasti shënon inkursionin e fundit mbi bazat ushtarake mbi vendet e Evropës.
Prokurorët francezë javën e kaluar nisën një hetim mbi dronët që dyshohet se kanë fluturuar mbi një bazë nëndetësesh bërthamore në bregdetin e Atlantikut.
Fluturimet e dronëve, kryesisht me origjinë të panjohur, kanë shkelur hapësirën ajrore të Evropës në muajt e fundit.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i ka quajtur inkursionet "luftë hibride".
Rusia mohon rregullisht akuzat se është përgjegjëse.
Pamjet e para të dronëve mbi bazën ushtarake Creil në Francën veriore kanë ndodhur më 26 nëntor, ka thënë në një deklaratë Forca Ajrore dhe Hapësinore Franceze.
Baza Creil strehon një qendër trajnimi inteligjence, ka thënë koloneli Thomas Bardin për të përditshmen franceze Le Parisien.
Kushtet e vështira të motit e bën të pamundur që të konfirmohej nëse pamjet e dyshuara në netët e 28 dhe 30 nëntorit ishin dronë apo avionë komercialë.