Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur dhe disa të lënduar pasi autobusi përplaset në një stacion në Stokholm

Stokholm

Tre persona kanë humbur jetën e disa janë lënduar pasi një autobus është përplasur në një stacion autobusi në qendër të Stokholmit, ka njoftuar policia e Suedisë.

Zëdhënësja e policisë, Nadya Norton, tha se shoferi i autobusit është arrestuar si dhe rasti po hetohet si vrasje nga pakujdesia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Incidenti ndodhi pranë universitetit të Institutit Mbretëror të Teknologjisë.

Pamjet e transmetuara në mediat lokale shfaqin ekipet e shpëtimit duke ndihmuar njerëzit e bllokuar nën autobusin me dy kate.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson në një postim në X, tha se ende nuk dihet shkaku dhe se bashkëndien me të prekurit dhe familjarët e tyre.