Një tren u përplas me një autobus publik të shtunën në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, duke lënë të vdekur të paktën tetë persona. Mediat tajlandeze njoftuan se përplasja ndodhi pranë një stacioni hekurudhor në zonën qendrore.
Autoritete shëndetësore tajlandeze njoftuan për të paktën tetë persona të vdekur dhe më shumë se 20 të lënduar, raportoi AP.
Videot e momentit të përplasjes të shpërndara në mediat sociale treguan një varg automjetesh që ishin ndalur në një kalim hekurudhor kur treni i mallrave u përplas me autobusin në pjesën e përparme.
Përplasja gjithashtu tërhoqi disa automjete aty pranë përgjatë shinave përpara se autobusi të përfshihej nga flakët.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrin në 32 numri i të vdekurve nga incidenti me tren në Tajlandë
-
Të paktën 27 viktima nga zjarri që përfshiu një lokal në Tajlandë
-
11-vjeçari përplas automjetin në një grup murgjish tajlandezë, vdesin 8 persona
-
Katër të vdekur nga aksidenti në Belgjikë, në mesin e tyre dy fëmijë
-
Të paktën 23 të vdekur nga një sulm me bombë në Pakistan