Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur pas aksidentit të një autobusi të enjten në Norvegji, raportoi BBC-ja.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të Norvegjisë.
Dhjetëra persona raportohet se kanë qenë brenda autobusit në momentin e përplasjes.
Sipas transmetuesit publik “NRK”, autobusi doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në ujë.
Kryqi i Kuq Norvegjez ka thënë se po dërgonte ekipe për të ndihmuar aksidentin e rëndë në rrugën E10.
Në këtë zonë ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të vdekur dhe disa të lënduar pasi autobusi përplaset në një stacion në Stokholm
-
Nëntë të vdekur pas përplasjes së autobusit në Turqi
-
Aksidentohet autobusi në Turqi, 10 persona humbën jetën
-
Tre të vdekur pasi një autobus bie nga një urë në një lumë në Rusi
-
45 persona vdesin në aksidentin me autobus në Afrikë të Jugut, mbijeton një 8-vjeçare