Aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të transgjinorëve kanë anuluar protestat në Kiev të Ukrainës, për shkak të kundërprotestave të dhunshme, që lanë të lënduar disa persona.
Marshi ishte paraparë të ndodhë në rrugët e kryeqytetit të Ukrainës, por në momentin që turma ka filluar të mblidhet, rreth 100 persona të së djathtës ekstreme kanë arritur në vendin e ngjarjes për të kundërprotestuar.
Korrespodenti i Radios Evropa e Lirë në Kiev, Christopher Miller, tha se ata kishin përcjellë aktivistët nga mbrapa dhe i kanë sulmuar me bomba tymi si dhe thirrje të shumta kërcënuese.
Miller shtoi se policia nuk ka tentuar të largojë kundërprotestuesit. Dy aktiviste që kishin mbetur në rrugët e qytetit u sulmuan fizikisht nga protestuesit.
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë
-
Tetë të vdekur, mes tyre dy fëmijë nga një sulm masiv rus në Kiev
-
Rusia injoron thirrjet për negociata, vazhdon sulmet e fuqishme mbi Kiev
-
Kievi nën sulme masive ruse, disa të vdekur