Kievi është sulmuar me dronë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar se do t’i përgjigjet një sulmi masiv të Ukrainës në Rusi.
Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se Rusia ka lëshuar raketa balistike dhe dronë të premten herët, raportoi CNN.
Autoritetet kanë raportuar se janë vrarë katër persona dhe dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.
“Katër persona janë konfirmuar të vdekur në kryeqytet. Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në disa lokacione”, ka thënë kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.
Shërbimet në metro janë ndaluar për shkak të sulmeve që dëmtuan një tren mes stacioneve.
Sulmet ajrore kanë vënë në flakë edhe ndërtesa në disa pjesë të qytetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vrarë e dy të plagosur nga sulmi me dron rus në një ndërtesë banimi në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Rusia kërcënon Kievin me sulme të reja, u bën thirrje shtetasve të huaj ta lëshojnë atë
-
Një i vdekur dhe 21 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev
-
Katër të vrarë në Rusi nga sulmet ukrainase