Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky për bisedimet: Vetëm fjalë, asgjë konkrete

23: 45 - Zelensky për bisedimet: Vetëm fjalë, asgjë konkrete

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të mërkurën se ndonëse bisedimet Ukrainë-Rusi për paqe janë duke vazhduar, deri tani nuk është arritur asgjë konkrete.

Në një paraqitje direkte nga Kievi, presidenti ukrainas ka deklaruar se trupat ruse janë duke u përgatitur për sulme të reja, në rajonin lindor të Donbasit, raportoi Sky News.

“Për momentin ka vetëm fjalë, asgjë konkrete”, është shprehur Zelensky.

Më herët gjatë së mërkurës, ekipi negociator ukrainas deklaroi se ishte optimist pas bisedimeve të zhvilluara të martën në Stamboll, midis dy palëve.

Edhe Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës Botë 5 muaj më parë Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës

Ukraina propozoi një plan të neutralitetit ushtarak të saj, si dhe një fund të ambicieve për anëtarësim në NATO.

Këshilltari i Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, ka thënë se kur Rusia të bëjë tërheqjen e plotë të trupave të saj nga Ukraina, ajo do të mbajë një referendum për çdo marrëveshje paqeje me fqinjin e saj.


22:49 - Forcat ruse shumë afër qendrës së Mariupolit, njofton Pentagoni

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se forcat ruse janë "shumë, shumë afër" qendrës së qytetit të Mariupolit.

Në një konferencë për gazetarë në Pentagon të mërkurën, Kirby akuzoi Rusinë se synon infrastrukturën civile, ndërtesat e banimit dhe spitalet, raporton BBC-ja.

"Qyteti po bombardohet me sulme ajrore. Vendi thjesht po shkatërrohet”, ka thënë Kirby.

Ai ka thënë gjithashtu se në "një moment të përshtatshëm" SHBA-ja do të shqyrtojë mësimet e nxjerra nga lufta dhe rolin e saj në mbështetjen e forcave ukrainase.

"Shtetet e Bashkuara do të hedhin një vështrim në atë që kemi mësuar duke parë dhe parë sesi Rusia ka rezultuar keq dhe se si, sinqerisht, çuditërisht kanë performuar ukrainasit”, ka thënë ai.

Mariupoli është qyteti më i shkatërruar deri tani si pasojë e sulmeve, mirëpo ende nuk ka rënë tërësisht në duart e forcave ruse.

{gallery}

 


21:39 - Franca mohon se pati përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll

Nuk ka pasur asnjë përparim në bisedimet e zhvilluara midis Ukrainës dhe Rusisë të martën në Stamboll, ka thënë ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian.

Le Drian ka njoftuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ende po kërkon të imponojë urdhrat e tij ndaj Ukrainës. 

Lajmin e plotë, lexojeni KËTU.


19:41 - OKB: 1.189 civilë të vrarë në Ukrainë, 98 fëmijë

Shefja e të drejtave të njeriut e OKB-së mbi situatën në Ukrainë, Michelle Bachelet, ka thënë se zyra e saj ka verifikuar 1.189 vrasje të civilëve në Ukrainë, duke përfshirë 98 fëmijë, që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

Megjithatë, numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, paralajmëroi ajo, duke shpjeguar se ishte e vështirë të konfirmoheshin viktima në zonat më të prekura nga lufta, si Mariupoli.

"Civilët po durojnë vuajtje të pamatshme dhe kriza humanitare është kritike. Ka pasur një rritje të konsiderueshme në shkallën e vdekshmërisë midis civilëve në qytetet e rrethuara”, ka thënë ajo.

Sipas saj, kjo mund t'i atribuohet kujdesit mjekësor të ndërprerë të shoqëruar me privimin dhe stresin e lidhur me konfliktin.


19:19 - OKB-ja: Kemi humbur kontaktin me punonjësit në Mariupol

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, nuk mund të komunikojë me disa nga punonjësit e saj në qytetin port të Ukrainës, Mariupol, ka thënë të mërkurën komisioneri i lartë i organizatës, Filippo Grandi.

"Disa arritën të dilnin. Disa janë brenda dhe ne nuk mund të komunikojmë me ta në këtë moment. Ata janë kolegët e mi”, tha ai për CNN.

Grandi bëri thirrje për angazhime më të mëdha që të mos ketë vështirësi për kalim të sigurt në korridoret e evakuimit.

Lajmin e plotë, lexojeni KËTU.


18:49 - SHBA: Putini po dezinformohet, këshilltarët frikësohen t’ia thonë të vërtetën

SHBA-ja beson se presidenti rus, Vladimir Putin, po keqinformohet nga këshilltarët e tij rreth asaj se sa keq është duke performuar ushtria e tij në Ukrainë dhe rreth ndikimit të sanksioneve në ekonominë e Rusisë, ka thënë për CNN-in të mërkurën një zyrtar amerikan.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

17:20 - Rreth 300 persona janë vrarë në Irpin para se qyteti të rikthehej nën kontrollin ukrainas

Vlerësohet se deri në 300 persona janë vrarë në qytetin Irpin që ndodhet afër Kievit, para se forcat ukrainase të rikthenin kontrollin këtë javë, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Kryebashkiaku i Irpinit, Oleksandr Markushyn, ka bërë të ditur të hënën se forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e plotë të qytetit. Lajmi i plotë KËTU

 

Image

17:01 - Ukraina s’ka parë tërheqje masive të rusëve rreth Kievit e Chernihivit

Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur të mërkurën se bombardimet në Chernihiv dhe në rrethinë të Kievit kanë vazhduar edhe gjatë ditës së mërkurë, pavarësisht se të martën, Rusia deklaroi se do të zvogëlojë në mënyrë drastike operacionet ushtarake në këto pjesë.

Lajmin mund ta lexoni të plotë KËTU

16: 31 - Sulmohet me raketa ndërtesa e Kryqit të Kuq në Mariupol

Kryqi i Kuq ka bërë të ditur se objekti i kësaj organizate në Mariupol të Ukrainës është goditur nga raketat ruse të mërkurën.

"Ne mund të konfirmojmë se imazhi që po qarkullon tregon depon e KNKK-së në Mariupol”, thuhet në një deklaratë të Kryqit të Kuq, raporton të mërkurën Sky News.

Edhe Sot dita e dytë e negociatave me Rusinë, Zelensky thotë se Trumpi po i bën presion Ukrainës Botë 5 muaj më parë Sot dita e dytë e negociatave me Rusinë, Zelensky thotë se Trumpi po i bën presion Ukrainës

“Ne nuk kemi një ekip në terren në Mariupol, kështu që nuk kemi informacione të tjera, duke përfshirë viktimat ose dëmet e mundshme”, thuhet më tej në deklaratë.

Kryqi i Kuq ka njoftuar se fatmirësisht i kishte shpërndarë të gjitha ndihmat që i kishte në magazinë, para se ndërtesa të sulmohej.

Në Mariupol tash e disa javë po zhvillohen luftimet më të ashpra në gjithë Ukrainën. Qendrën e qytetit vavzhdojnë ta mbajnë ende forcat ushatarke të Ukrainës.


16:30 - Rusia pretendon se ka rekrutuar 16 mijë luftëtarë nga Lindja e Mesme

Rusia ka deklaruar se ka regjistruar rreth 16.000 rekrutë nga Lindja e Mesme, derisa mediat sociale në Siri janë të vërshuara nga kërkesat që njerëzit të bashkohen me trupat ruse.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU


14:28 - Johnson: Nuk do të ketë tërheqje të sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministri Boris Johnson, ka thënë se nuk do të ketë tërheqje të sanksioneve që Britania e Madhe i ka vendosur ndaj bizneseve dhe individëve rusë, shkruan Sky News.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Johnny Mercer, i ka bërë thirrje Qeverisë të mos heq dorë nga sanksionet që dënojnë agresionin rus.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


13:10 - Kremlini: Krimea është pjesë e Rusisë dhe nuk është për diskutim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Rusia është e kujdesshme në komentimin e bisedimeve me Ukrainën dhe ai thotë se beson që negociatat duhet të mbahen në heshtje, raporton BBC.


12:58 - 80 fëmijë me aftësi të kufizuara arrijnë në Poloni nga Ukraina

Rreth 80 fëmijë me aftësi të kufizuara, disa të shoqëruar nga kujdestarët e tyre, kanë arritur në qytetin e Przemyslit në Poloni, pasi janë transferuar nga Dnipro në Ukrainë të martën, ka raportuar të CNN të mërkurën.

Më shumë se 100 njerëz kanë arritur në Przemysl të martën në mbrëmje me tren, ka thënë një zëdhënës.

Ata pastaj janë transferuar në qytetin Salowa Wola, me 26 fëmijë të cilën janë marrë nga ambulanca, ka thënë Mielniczuk.

Fëmijët do të qëndrojnë për tri ditë në Stalowa Wola, ku do të marrin ndihma dhe mbështetje para se të merren në Gjermani.


12:19 - Kremlini thotë se s’ka asnjë shenjë përparimi në bisedimet e paqes me Ukrainën

Në përditësimin e tij të fundit mbi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Kremlini ka thënë se nuk ka vënën re ende asgjë premtuese ose që duket si një përparim, shkruan Sky News.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se është një periudhë e gjatë pune përpara.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


11:24 - Mbi katër milionë persona kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus

Mbi katër milionë persona kanë braktisur Ukrainën për të ikur nga pushtimi rus, ka njoftuar Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, raporton BBC të mërkurën.

Image

10:28 - Donetsku ballafaqohet me granatime të rënda

Rajoni i Donetskut është ende nën granatime të rënda, veçanërisht zonat përgjatë vijës që ndan territorin ukrainas dhe vendet e mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia, shkruan Sky News.

Kryebashkiaku i kësaj pjese, Pavlo Kyrylenko ka thënë në një fjalim televiziv se forcat ruse po i përqendrojnë përpjekjet e tyre në rajon.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.


9:59 - Rusia nuk ndal luftimet në Ukrainë, bombardohen disa zona

Mëngjesin pasi zyrtarët rusë njoftuan se do të ketë një de-përshkallëzimi ushtarak rreth Kievit dhe qytetit verior të Chernihivit, një zyrtar i lartë ukrainas tha të mërkurën se nuk kishte “zona pa sirena” gjatë natës në Ukrainë, raporton CNN.

“Kishte alarm ajror në të gjithë vendin gjatë natës”, tha Vadym Denysenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës. “Në fakt, nuk kishte zona pa sirena. Në mëngjes ato u përsëritën. Në veçanti, në Donbas - Kramatorsk, Bakhmut - qyteti i Kievit, rajoni i Kievit, etj. Pati granatime të Chernihivit. Pati granatime në rajonin e Khmelnytskyt. Në Kiev, disa raketa u rrëzuan mbi kryeqytet”, ka thënë ai.

Denysenko e përshkroi situatën në qytetet e rrethuara të Chernihiv dhe Mariupol si “të vështirë”. Rreth kryeqytetit, pati raportime për luftime në Irpin gjatë natës, tha ai.

“Pra, nuk ka nevojë të thuhet deri më tani se rusët po zvogëlojnë intensitetin e luftimeve në drejtimet e Kievit dhe Chernihivit”, tha ai.


9:25 - Kryetari i Chernihivit nuk beson se Rusia do ta ndalë ofensivën

Kryetari i Chernhivit, Vladyslav Atroshenko, thotë se paralajmërimi i Rusisë për të ulur sulmet në Kiev dhe Chernihiv është lajm i mirë, nëse mund t’i besohet kësaj, raporton BBC.

Ai ka thënë se të martën ka pasur bombardime në disa zona banimi në Chernihiv dhe u lënduan 35 persona.

“Vetëm të martën pati bombardime jonjerëzore në disa zona banimi në qytet, ku rreth 35 persona u hospitalizuan, ku njerëz humbëm këmbët e disa vdiqën”, thotë Atroshenko.


Kievi është zgjuar të mërkurën me zhurma të shpërthimeve, raporton BBC.

Dita ka nisur me sirena, pasuar nga shpërthime të zhurmshme në periferi të Kievit.

Edhe Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh Botë 5 muaj më parë Zelensky: Rusia po heziton për një rund të ri bisedimesh

Nuk dihet nëse shpërthimet janë nga sulmet ruse.

Pas bisedimeve të së martës në Turqi, Rusia ka thënë se synon të reduktojë operacionet në afërsi të Kievit.