Vlerësohet se deri në 300 persona janë vrarë në qytetin Irpin që ndodhet afër Kievit, para se forcat ukrainase të rikthenin kontrollin këtë javë, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Kryebashkiaku i Irpinit, Oleksandr Markushyn, ka bërë të ditur të hënën se forcat ukrainase kanë rikthyer kontrollin e plotë të qytetit.
Ndërkohë të mërkurën, Markushyn ka thënë se ka pasur bombardime në këtë zonë gjatë gjithë natës, pavarësisht se Rusia ka deklaruar të martën se do të “reduktojë në mënyrë drastike” operacionet ushtarake në rrethinë të kryeqytetit, Kiev dhe në qytetin Chernihiv.
Rusia e ka bërë këtë deklaratë të martën, pak minuta pas përfundimit të bisedimeve Ukrainë-Rusi në Stamboll.
Perëndimi i ka pritur me rezerva deklaratat ruse duke thënë se nuk do të besojë asgjë pa e parë me sy.
-
Forcat ruse tërhiqen plotësisht nga rrethina e Kievit
-
Ukraina thotë se e ka rimarrë nën kontroll Irpinin
-
Tetë të vrarë nga sulmet ruse teksa OKB-ja diskuton se si ta ndalë luftën në Ukrainë
-
17 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur nga një sulm rus mbi Kiev
-
Të paktën 10 të vrarë nga sulmet e reja ruse në Kiev