Kryetari i qytetit ukrainas Irpin ka thënë se forcat ukrainase kanë marrë nën kontroll të plotë qytetin të hënën, raporton BBC.
Qyteti, që është 20 kilometra larg kryeqendrës Kievit, ka qenë pjesë ku janë zhvilluar luftime të ashpra që kur nisi pushtimi rus më 24 shkurt.
“Ne kemi lajm të mirë – Irpini është çliruar”, ka thënë kryetari Oleksandr Markushyn, në një video të postuar në rrjetet sociale. “Ne e kuptojmë se do të ketë më tepër sulme në drejtim të qytetit tonë dhe do të mbrohemi me trimëri”.
Artikuj të ngjashëm