Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Donetsku ballafaqohet me granatime të rënda

Rajoni i Donetskut është ende nën granatime të rënda, veçanërisht zonat përgjatë vijës që ndan territorin ukrainas dhe vendet e mbajtura nga separatistët e mbështetur nga Rusia, shkruan Sky News.

Kryebashkiaku i kësaj pjese, Pavlo Kyrylenko ka thënë në një fjalim televiziv se forcat ruse po i përqendrojnë përpjekjet e tyre në rajon.

Kjo vjen pasi trupat ruse në Kiev thuhet se po tërhiqen, pasi Kremlini po përpiqet të zhvendosë fokusin e tij të konfliktit në çlirimin e zonave të kontrolluara nga separatistët si Donetsku dhe Luhansku.

Këto janë zonat që Vladimir Putini i njohu si të pavarura vetëm disa ditë para se të jepte sinjalin për pushtim.

Artikuj të ngjashëm