Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina: Rusia po e bombardon Severodonetskun “në mënyrë kaotike”

Severodonetsku në rajonin lindor të Donbasit është ende nën kontrollin e Ukrainës, pavarësisht se forcat ruse po e bombardojnë qytetin, ka thënë guvernatori rajonal.

Rusia ka ripërqendruar përpjekjet e saj të luftës në Donbas, e përbërë nga rajonet Luhansk dhe Donetsk dhe shumë besojnë se presidenti rus, Vladimir Putin mund të pretendojë fitoren nëse Moska merr kontrollin e rajonit.

Nëse Rusia merr Severodonetskun, ajo mund të kontrollojë pothuajse të gjithë Luhanskun, shkruan BBC-ja të martën.

Guvernatori rajonal, Serhiy Haidai, shkroi në Telegram se “rusët përqendruan pothuajse të gjitha forcat e tyre, përkatësisht 25 grupe taktike batalioni për ta marrë qytetin”.

Forcat ruse po bombardojnë qendrën e qytetit “në mënyrë kaotike dhe të pandërprerë”, ndërsa betejat po zhvillohen në fshatrat përreth, tha ai.

Edhe Rusët përparojnë në Severodonetsk, por qyteti mbetet nën kontrollin ukrainas Botë Rusët përparojnë në Severodonetsk, por qyteti mbetet nën kontrollin ukrainas

Katër civilë u vranë në një ndërtesë të lartë si rezultat i bombardimeve të hënën.

“Është shumë e vështirë të evakuohen njerëzit”, tha Haidai.