Forcat ruse janë duke përparuar në luftimet që po zhvillohen në qytetin ukrainas Severodonetsk, ka njoftuar të hënën guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai.
Ai ka bërë të ditur se dy civilë janë vrarë dhe pesë janë plagosur nga bombardimet në këtë qytet, shkruan BBC-ja të hënën.
“Shumica prej tyre janë banorë të një blloku në pjesën e vjetër të qytetit, ata po përgatisnin ushqim në oborr kur papritmas filluan granatimet”, ka thënë ai.
Haidai e ka përshkruar situatën si shumë të vështirë në rajonin lindor, duke thënë se luftimet e ashpra po vazhdojnë.
"Armiku ka vendosur të gjitha armët e mundshme, duke përfshirë aviacionin. Megjithatë, ushtria jonë po qëndron e fortë për të mos lejuar që armiku të hyjë më thellë në vend", ka thënë Haidai.
Edhe
Disa civilë të vrarë në sulmet ruse në Severodonetsk
Ai ka shtuar se qyteti vazhdon të mbetet nën kontrollin e Ukrainës dhe evakuimet po vazhdojnë të kryhen.
“Është e rrezikshme të përdoret rruga Lysychansk-Bakhmut, megjithatë po përdorim opsione më të sigurta për evakuimin dhe transportin njerëzve dhe mallrave”, ka thënë ai.