Qytetet e kontrolluara nga ukrainasit në rajonin lindor të Luhansk po përballen me një breshëri të intensifikuar të bombardimeve nga forcat ruse, ka thënë të shtunën guvernatori rajonal, Serhiy Haidai, raporton Sky News.
Forcat ruse kanë lëvizur në lindje të Ukrainës, veçanërisht në rajonet e Luhansk dhe Donetsk.
Guvernatori Haidai tha se qytetet në rajonin e tij po bombardoheshin vazhdimisht, duke shtuar se forcat ukrainase po largoheshin nga disa vendbanime për t'u rigrupuar.
Luhansk dhe Donetsk kanë qenë skena e luftimeve midis separatistëve pro-rusë dhe forcave ukrainase që nga viti 2014, megjithëse kjo është rritur që nga pushtimi i këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina thotë se luftimet në lindje janë intensifikuar
-
Ukraina pretendon se ka nisur çlirimi i Luhanskut
-
Ukraina dhe Rusia pretendojnë të dyja se e kanë kontrollin mbi Lysychanskun
-
Rusia shton sulmet në qytetin lindor të Ukrainës
-
Shtohen bombardimet në Lysychansk të Ukrainës, mijëra civilë të bllokuar