Së paku dhjetë persona kanë vdekur ndërsa cikloni “Shaheen” ka goditur pjesë të Iranit dhe Omanit.
Erëra të forta me shpejtësi 120 deri 150 kilometra në orë arritën në atë rajon të dielën, raporton BBC.
Mijëra janë evakuuar nga zonat bregdetare në Oman. Rrugët në kryeqendrën Muscat janë përmbytur.
“Shaheen” më vonë ka humbur në intensitet, duke u kthyer në stuhi tropikale.
Në Iran, autoritetet kanë thënë se gjashtë persona – që mendohet se ishin peshkatarë – kanë humbur jetën në port në provincën jug-lindore Sistan-Baluchestan.
Po ashtu mediumet në Iran kanë raportuar se është dëmtuar infrastruktura elektrike dhe po ashtu janë dëmtuar rrugët.
Në Oman, ndërkohë raportohet për katër të vdekur si pasojë e vërshimeve, përfshirë një fëmijë.