Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijëve, në veriperëndim të Pakistanit, raporton agjencia "AFP".
“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.
Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhwa të shtunën.
Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.
Më shumë se 140 persona u plagosën.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 300 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani
-
12 të vdekur, shumica fëmijë, nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit
-
Të paktën 30 persona të vdekur nga përmbytjet në Pakistan
-
Dhjetëra të vdekur si pasojë e rrufeve dhe shiut në Pakistan
-
Rritet numri i të vdekurve në Pakistan nga shirat e Musonit