Numri i viktimave nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e dendur në Pakistan dhe në pjesën e rajonit të Kashmirit që kontrollohet nga autoritetet pakistaneze vazhdon të rritet me shpejtësi, teksa 307 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, ka raportuar BBC.
Shumica e viktimave janë regjistruar nga autoritetet e emergjencës në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa, në veri-perëndim të Pakistanit. Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar dhe një helikopter shpëtimi është rrëzuar gjatë operacioneve, duke lënë të vdekur pesë anëtarët e ekuipazhit.
Nëntë persona të tjerë kanë humbur jetën në pjesën e Kashmirit të administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë kanë vdekur në rajonin verior Gilgit-Baltistan, sipas autoriteteve.
Meteorologët kanë paralajmëruar për reshje të dendura shiu deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.
Shirat që bien mes qershorit dhe shtatorit përbëjnë rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore në Azinë Jugore.
-
Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan
-
Më shumë se 200 të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan
-
12 të vdekur, shumica fëmijë, nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit
-
Sulme në Pakistan, 31 civilë dhe 17 efektivë të sigurisë të vrarë
-
Numri i viktimave nga përmbytjet në Sri Lanka dhe Indonezi ka shkuar mbi 1 mijë