Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Më shumë se 200 të zhdukur nga përmbytjet në Pakistan

pakistan

Mbi 200 persona janë ende të zhdukur në një nga distriktet e veri-perëndimit të Pakistanit si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut shkatërruese të shkaktuara nga shirat musonike, ka thënë një zyrtar.

Përmbytjet e papritura kanë lënë më shumë se 300 viktima në Pakistan dhe në Kashmirin e administruar nga Pakistani, gjatë ditëve të fundit, me shumicën e viktimave të regjistruara në provincën malore të Khyber Pakhtunkhwa.

Një zyrtar lokal në distriktin më të prekur Buner i ka thënë BBC-së se të paktën 209 persona janë ende të zhdukur atje, por frikësohet se ky numër mund të rritet.

Ekipet e shpëtimit kanë varrosur tetë trupa të panjohur pasi nuk janë gjetur anëtarë të familjeve që mund t'i kërkonin ata, ka thënë Jehangir Khan, zëdhënës i zyrës së nënkomisionerit të Bunerit.

Disa të afërm gjithashtu nuk mund të marrin trupat e të dashurve të tyre, pasi rrugët janë dëmtuar rëndë, shtoi ai.

Një zëdhënës i ekipeve të shpëtimit në provincë i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se rreth 12 fshatra janë komplet të zhdukura

Edhe Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan Botë 10 muaj më parë Mbi dy milionë persona evakuohen nga përmbytjet vdekjeprurëse në Pakistan

Asfandyar Khattak, kreu i autoritetit për menaxhimin e katastrofave në provincë, ka thënë se “dhjetëra” persona janë të zhdukur në distriktin Shangla.

Shirat musonike ndërmjet qershorit dhe shtatorit sjellin rreth tre të katërtat e reshjeve vjetore të Azisë Jugore.