(E përditësuar 12:42) - Ka shkuar në 34 numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në Pakistan. Spitali "Lady Reading" raportoi 33 persona të vdekur, në mesin e tyre 32 fëmijë dhe një mësues, ndërsa Spitali "Naseerullah Khan Babar" raportoi një fëmijë të vdekur. Shumica e fëmijëve të vdekur janë të moshës nën 13 vjeç.
Çatia e një shkolle u shemb ndërsa ata po zhvillonin procesin mësimorë në qytetin Peshawar të Pakistanit, njoftuan autoritetet. Pamjet televizive treguan ambulanca që nxituan në vendngjarje dhe punonjës shpëtimi që nxirrnin nxënës të gjakosur nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar operacionin për nxjerrjen e fëmijëve të ngujuar nën rrënoja.
Sipas zyrtarëve policorë, pronari i shkollës është arrestuar, teksa po kryhen hetime për strukturën e godinës.
Të paktën 28 të vdekur nga shembja e çatisë së një shkolle në Pakistan
Të paktën 27 nxënës, shumica e tyre nën moshën 13 vjeç, dhe një mësues kanë vdekur të enjten kur çatia e një shkolle u shemb ndërsa ata po zhvillonin procesin mësimorë në qytetin Peshawar të Pakistanit, njoftuan autoritetet. Por, numri i viktimave mund të rritet, raportoi Reuters.
Edhe
Shtatë nxënës të vrarë e të paktën 99 të plagosur nga shpërthimi në Afganistan
Shumica e viktimave u sollën të vdekur në Spitalin "Lady Reading", së bashku me 20 të tjerë që u lënduan, tha zëdhënësi i spitalit Mohammad Asim.
Pamjet televizive treguan ambulanca që nxituan në vendngjarje dhe punonjës shpëtimi që nxirrnin nxënës të gjakosur nga rrënojat.
"Deri më tani kemi nxjerrë të paktën 45 fëmijë nga rrënojat", tha oficeri i emergjencave të distriktit Iftikhar Khan.
Ka raportime për më shumë fëmijë të varrosur në rrënoja, shtoi ai.
Zëvendëskryeministri i Pakistanit, Ishaq Dar, në një shkrim në X tha se shembja e çatisë së shkollës në Peshawar ka "prekur thellë të gjithë kombin".
Edhe
Dy të vdekur nga shembja e pjesshme e ndërtesës shtatëkatëshe në Stamboll
"Fëmijët tanë janë pasuria jonë më e çmuar dhe çdo humbje e tillë është një tragjedi për të gjithë vendin".