Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çfarë lloje të mineraleve ka Ukraina?

Ukraina - mineralet

Foto: Associated Press

Ukraina ka njoftuar se 5 për qind e “materialeve kritike” të botës janë në dispozicionin e saj, raporton BBC.

Në kuadër të këtyre mineraleve janë: 

- 19 milionë tonë rezerva të grafitit, që mund të përdoren për të prodhuar bateritë e makinave elektrike

- Një e treta e depozitave të litiumit për të gjithë Evropën, komponent kyç në prodhimin e baterive aktuale.

- Depozita të rëndësishme të mineraleve të rralla të tokës, që përdoren për të prodhuar armë, turbina të ajrit, pajisje elektrike dhe produkte të tjera vitale për botën bashkëkohore.

Edhe Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake Botë Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake

- Para agresionit rus të nisur tre vjet më parë, Ukraina gjithashtu kishte prodhuar 7% të titaniumit në nivel botëror, i cili përdoret praktikisht për gjithçka, prej centraleve elektrike deri tek aeroplanët.

Sipas ministres ukrainase të Ekonomisë, Yulia Svyrydenko, burime në vlerë prej 350 miliardë dollarësh janë nën kontrollin e Rusisë që prej pushtimit të filluar në vitin 2022.
Të martën është raportuar për arritjen e marrëveshjes mes SHBA-së e Ukrainës për mineralet dhe se do të firmoset të premten.