Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t'u rindërtuar nga shkatërrimi i shkaktuar nga pushtimi katërvjeçar i Rusisë, një shifër pothuajse tre herë më e lartë se prodhimi vjetor ekonomik i vendit, sipas Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera, raporton AFP.
Totali i vlerësuar është 12 për qind më i lartë se shuma e dhënë vitin e kaluar, mes një dimri sulmesh shkatërruese ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që ka lënë miliona njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike.
Më shumë se një në shtatë shtëpi në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar si rezultat i luftës, thuhet në raportin e institucioneve financiare.
Rajonet e vijës së frontit Donetsk dhe Kharkiv do të kenë nevojë për investimet më të mëdha, ndërsa kryeqyteti Kiev do të kërkojë më shumë se 15 miliardë dollarë për t'u rikuperuar, thotë më tej raporti.
Të martën mbushen plot 4 vjet që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, teksa ndonëse janë zhvilluar disa runde bisedimesh për arritjen e paqes, me ndërmjetësimin e SHBA-së, ato deri më tani nuk kanë dhënë rezultat.
-
Duhen mbi 500 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës
-
Rusia po paguan për një gabim fatal në llogaritjet lidhur me Ukrainën
-
17 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur nga një sulm rus mbi Kiev
-
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
-
Bëhet pagesa e parë për Ukrainën në kuadër të kredisë prej 90 miliardë eurosh të BE-së