Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, të premten do të udhëtojë për në Washington për një takim kokë më kokë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton “Sky News”.
Takimi kokë më kokë është propozuar nga pala amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi vjen pak pasi u raportua se Ukraina dhe SHBA-ja kanë arritur marrëveshje për mineralet.
Në një konferencë për media më vonë, Trumpi konfirmoi vizitën e Zelenskyt të premten dhe u shpreh se do ta nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet.
“Ne e kemi negociuar pak a shumë marrëveshjen tonë për tokat e rralla”, shtoi ai.
Marrëveshja përcakton kushte për të krijuar fond për të investuar në mineralet e Ukrainës dhe burimet e tjera të vlefshme natyrore.
Marrëveshja nuk përmban kërkesën fillestare të SHBA-së që të kishte të drejtën e 500 miliardë dollarëve në të ardhura nga burimet natyrore të Ukrainës. Por nuk përmban as kërkesën e Ukrainës për garanci sigurie nga SHBA-ja, sipas raportimeve fillestare.