Ukraina pritet të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara të mërkurën, ka thënë një burim i njohur me këtë çështje për CNN.
Ministrja ukrainase e Ekonomisë, Julia Svyrydenko, do të jetë në SHBA për të nënshkruar dokumentin, ka shtuar burimi, raporton CNN.
SHBA-ja dhe Ukraina janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje për burimet natyrore që do t'i jepte Uashingtonit qasje në pasuritë minerale të pashfrytëzuara të Kievit në këmbim të investimeve, që kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Trumpi e ka kërkuar marrëveshjen në mënyrë që Ukraina të “kthejë mbrapsht” ndihmën që SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit, në shkurt 2022.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritej të nënshkruante marrëveshjen gjatë udhëtimit të tij në Uashington në shkurt, por marrëveshja mbeti e panënshkruar kur ajo vizitë u ndërpre pas takimit të tensionuar të Zyrës Ovale.
-
Ukraina nuk e nënshkruan marrëveshjen finale për minerale
-
Ukraina dhe SHBA-ja me progres substancial për marrëveshjen për mineralet, njofton Kievi
-
Këtë javë pritet vazhdimi i bisedimeve Ukrainë -SHBA për mineralet e rralla
-
Trump: Marrëveshja me Ukrainën për mineralet e rralla do të nënshkruhet së shpejti
-
Trump: Zelensky të premten në SHBA për të nënshkruar marrëveshjen për mineralet