Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pasi përfaqësuesit ukrainas nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen finale që i jep qasje të privilegjuar kompanive amerikane në mineralet e rralla ukrainase.
“Ukraina, e kryesuar nga (presidenti) Volodymyr Zelensky, nuk i ka nënshkruar dokumentet finale të marrëveshjes shumë të rëndësishme të mineraleve të rralla me Shtetet e Bashkuara. Është të paktën tri javë me vonesë. Shpresojmë, që do të nënshkruhet MENJËHERË”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në rrjetin e tij social “TruthSocial”.
Ai po ashtu e ka komentuar edhe mbarëvajtjen e bisedimeve për paqe.
“Puna, në përgjithësi mbi marrëveshjen e paqes në mes Ukrainës dhe Rusisë është duke shkuar mirë. Suksesi po duket të jetë në të ardhmen”, ka shtuar presidenti amerikan.
Marrëveshja mbi mineralet e rralla të tokave ukrainase është ofruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, si këmbim për ndihmën ushtarake dhe financiare nga SHBA-ja. Marrëveshja sipas presidentit ukrainas nuk përfshinë faljen e mineraleve por zhvillimin e përbashkët të tyre.
Oferta erdhi pasi Trumpi kishte thënë se SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës mbi 300 miliardë dollarë në ndihma për luftën, dhe se populli amerikan meriton diçka si këmbim. Gjithsesi më vonë është vërtetuar se SHBA-ja i ka ndihmuar Ukrainës me mbi 100 miliardë dollarë dhe jo aq sa pati thënë Trumpi.
-
Ukraina pritet të nënshkruajë të mërkurën marrëveshjen për mineralet me SHBA-në
-
Trump: Marrëveshja me Ukrainën për mineralet e rralla do të nënshkruhet së shpejti
-
Nuk nënshkruhet marrëveshja për mineralet e rralla
-
Zelenksy s’është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në
-
Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën shumë afër