Kryeministri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka thënë se ribashkimi me BE-në është ndër opsionet që qeveria e tij mund të shqyrtojë.
Duke folur për BBC Breakfast, Burnham ka thënë se marrëveshja aktuale e Brexit-it ka shkaktuar "më shumë dëm sesa dobi".
Mbretëria e Bashkuar është largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian më 31 janar 2020.
Intervista me Burnham është realizuar të martën, pasi ai ka mbajtur fjalimin e tij të parë në konferencën e Partisë Laburiste si kryeministër.
Në fjalimin e tij në konferencën e së martës, kryeministri ka tënë se qeveria e tij do t’i japë fund sistemit aktual “triple lock” për pensionet shtetërore nga viti 2030, për të ndihmuar në financimin e reformave të kujdesit social në Angli.
Edhe
Qëndrimi i kryeministrit britanik për Irlandën mbetet i pandryshuar, thotë zëdhënësi i tij
“Triple lock” nënkupton se pensioni shtetëror aktualisht rritet çdo vit në përputhje me inflacionin, rritjen mesatare të pagave ose 2.5%, cilado prej tyre të jetë më e lartë.
Por, nga prilli i vitit 2030, lidhja me rritjen vjetore të pagave do të hiqet teksa qeveria vlerëson se kjo mund të kursejë 15 miliardë funte në vit deri në vitin 2040.
-
Burnham thotë se është i gatshëm t’i kundërvihet Trumpit për interesat e Britanisë
-
Burnham synon fatura më të ulëta energjie, në lëvizjen e tij të parë si kryeministër
-
Burnham premton ndihmë për koston e jetesës, në fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë
-
Andy Burnham bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe