Support TIME. Preserve the truth.
World

Burnham says he could consider reunification with the EU

Andy Burnham

Photo: Associated Press

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Andy Burnham, ka thënë se ribashkimi me BE-në është ndër opsionet që qeveria e tij mund të shqyrtojë.

Duke folur për BBC Breakfast, Burnham ka thënë se marrëveshja aktuale e Brexit-it ka shkaktuar "më shumë dëm sesa dobi".

Intervista është realizuar të martën, pasi Burnham ka mbajtur fjalimin e tij të parë në konferencën e Partisë Laburiste.

Në fjalimin e tij në konferencën e së martës, kryeministri ka tënë se qeveria e tij do t’i japë fund sistemit aktual “triple lock” për pensionet shtetërore nga viti 2030, për të ndihmuar në financimin e reformave të kujdesit social në Angli.

“Triple lock” nënkupton se pensioni shtetëror aktualisht rritet çdo vit në përputhje me inflacionin, rritjen mesatare të pagave ose 2.5%, cilado prej tyre të jetë më e lartë.

Por, nga prilli i vitit 2030, lidhja me rritjen vjetore të pagave do të hiqet teksa qeveria vlerëson se kjo mund të kursejë 15 miliardë funte në vit deri në vitin 2040.