Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania arreston katër persona, dyshohen se ndihmonin shërbimin sekret të Iranit

br

Katër persona janë arrestuar në Britani si pjesë e një hetimi kundër terrorizmit që lidhet me Iranin, njoftoi Policia Metropolitane e Londrës.

Policia arrestoi një shtetas iranian dhe tre persona me shtetësi të dyfishtë britanike dhe iraniane, të dyshuar për ndihmë ndaj një shërbimi të huaj inteligjence.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas policisë, personat dyshohet se kanë mbledhur informacione dhe kanë monitoruar vende dhe individë të lidhur me komunitetin hebre në Londër, raporton BBC.

Komandantja e Policisë Kundër Terrorizmit në Londër, Helen Flanagan, tha se arrestimet janë pjesë e një hetimi të gjatë dhe e përpjekjeve të vazhdueshme për të ndaluar aktivitete të dyshimta.

Zëvendëskryeministri britanik, David Lammy, duke folur për televizionin ITV, tha se Irani është sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit në botë dhe se këto aktivitete ndonjëherë shfaqen edhe në shoqërinë britanike. Ai theksoi se shërbimet e inteligjencës dhe policia kanë parandaluar shumë sulme në vitet e fundit.

Sipas policisë, një 40-vjeçar dhe një 55-vjeçar u arrestuan në Barnet, një 52-vjeçar në Watford dhe një 22-vjeçar në Harrow.

Kontrollet policore po vazhdojnë ende në Watford, Barnet dhe në një adresë në Wembley.

Pas sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj SHBA-së dhe Izraelit gjatë fundjavës, kryeministri britanik Keir Starmer dënoi veprimet e Iranit dhe tha se regjimi iranian paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për disidentët dhe për komunitetin hebre edhe në Britani.

Ai shtoi se vetëm gjatë vitit të fundit, Irani ka mbështetur më shumë se 20 sulme të mundshme vdekjeprurëse në territorin britanik.