Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Brigitte Macron i quan “idiote të ndyra” aktivistet feministe

Emmanuel dhe Brigitte Macron

Emmanuel dhe Brigitte Macron

Foto: Associated Press

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, është kritikuar pas publikimit të një videoje ku ajo u shfaq duke i quajtur aktivistet feministë “idiote të ndryra”, në një teatër ku po shfaqej një komedian i akuzuar për përdhunim. 

Këto komente ajo i bëri të dielën, prapa skenës së teatrit Folies Bergère në Paris, ku ka shkuar me vajzën e saj, Tiphaine Auzière, për të parë shfaqjen e Ari Abittan, raportoi "Euronews".

Në videon e publikuar të hënën nga revista franceze Public, Abittani i ka thënë Macronit se ndihet i frikësuar pas protestave të natës paraprake. Ajo iu përgjigj duke qeshur: Nëse ka ndonjë idiote të ndyrë, do ta heqim jashtë.

Të shtunën, aktivistet feministe nga kolektivi #NousToutes kishin ndërprerë shfaqjen e Abittanit, duke mbajtur maska me fytyrën e tij dhe me fjalën “përdhunues”, si dhe duke brohoritur “Abittan përdhunuesi”.

Abittan u akuzua për përdhunim në fund të vitit 2021 nga një grua me të cilën ai pati pasur një lidhje. Pas një hetimi trevjeçar, prokurorët e pushuan çështjen dhe një gjykatë apeli e konfirmoi këtë vendim në janar. Rikthimi i tij në skenë është kundërshtuar nga grupet feministe.

Edhe Shpallen fajtorë 10 persona për ngacmim online ndaj Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron Botë Shpallen fajtorë 10 persona për ngacmim online ndaj Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron

Pas komentit të Macronit, aktorja franceze Judith Godrèche shkroi në Instagram “Edhe unë jam idiote e ndyrë. Dhe i mbështes të gjitha të tjerat”.

Manon Aubry, eurodeputete nga partia radikale e majtë La France Insoumise, shkroi në rrjetet sociale: E nisëm me të drejtat e grave si “çështja e madhe e mandatit pesëvjeçar”, kjo përfundon duke i ofenduar ato.

Marine Tondelier, udhëheqëse e partisë së të Gjelbërve, i quajti komentet tmerrësisht fyese.

“Një Zonja e Parë nuk duhet të thotë këtë”, ka theksuar ajo. 

Edhe Macroni sqaron videon ku Zonja e Parë shihet teksa e shtyn me duar Botë Macroni sqaron videon ku Zonja e Parë shihet teksa e shtyn me duar

VIDEO: