Një video që tregon Zonjën e Parë franceze, Brigitte Macron duke “shtyrë” presidentin Emmanuel Macron në fytyrë, në bordin e avionit të tyre pasi mbërritën në Vietnam, është bërë virale të hënën, duke shkaktuar një valë spekulimesh në internet.
Videoja, e regjistruar nga disa agjenci të shtypit ndërkombëtar perëndimor, tregon presidentin duke dalë nga avioni të dielën në mbrëmje, kur Brigitte Macron, e veshur me të kuqe, papritmas vendos të dy duart në fytyrën e tij, raportoi Franceinfo.
Presidenti tërhiqet shpejt, buzëqesh dhe i bën me dorë kamerave.
Fillimisht, Elysee e ka hedhur poshtë videon si false kur u kontaktua nga Franceinfo, por më vonë konfirmoi vërtetësinë e saj, duke e përshkruar momentin si "ngacmim banal të çiftit".
Një burim i afërt me presidentin u ka thënë gazetarëve se ky "ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para fillimit të udhëtimit, duke ngacmuar njëri-tjetrin. Nuk u desh më shumë për t'u dhënë teoricienëve të konspiracionit diçka për t'u ushqyer”.
Macroni shfaqet në video për një çast i habitur, por me shpejtësi kthehet për t'i përshëndetur ata që prisnin jashtë, raportoi Le Parisien.
JUST IN: 🇫🇷 France's President Macron seen getting slapped in the face by his wife in unintended footage leak.pic.twitter.com/gTTfVHcokt
— Remarks (@remarks) May 26, 2025
“20 Minutes News” ka shkruar se imazhet janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale, veçanërisht në llogaritë armiqësore ndaj Emmanuel Macronit.
Skena ka ngjallur shumë komente, me disa që e interpretuan gjestin si një "zënkë të vogël" apo edhe një "goditje", ndërsa Elysee këmbënguli se ishte një moment "i lehtë" mes çiftit.
Videoja e Macronit dhe gruas së tij duke dalë nga avioni tregon Zonjën e Parë franceze që me sa duket refuzon t'i mbajë krahun ndërsa zbresin nga shkallët.
Macroni ka mbërritur në Hanoi të dielën në mbrëmje për të filluar një turne njëjavor në Azinë Juglindore që synon thellimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike, duke përfshirë angazhimet në Indonezi dhe Singapor.
Macroni sqaron videon ku Zonja e Parë shihet teksa e shtyn me duar
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar pas bërjes virale të një videoje të hënën, ku bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Brigitte Macron, shihet duke e shtyrë me duar në fytyrë, teksa po zbrisnin nga aeroplani, pasi kishin mbërritur në Vietnam, për një turne në Azinë Juglindore.
Macroni u ka thënë gazetarëve më vonë gjatë qëndrimit në kryeqytetin vietnamez, Hanoi, se ata ishin duke bërë shaka.
"Ne ishim duke luajtur dhe duke bërë shaka me gruan time”, ka thënë Macron duke shtuar se incidenti “ishte stërmadhuar”.
"Kjo është bërë një lloj katastrofe gjeo-planetare”, ka shtuar Macroni.
Edhe zyra e Macroni ka dhënë një shpjegim të ngjashëm më herët të hënën.
"Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit përpara fillimit të udhëtimit... Ishte gjithçka që duhej për t'i dhënë municion teoricienëve të konspiracionit”, thuhej në reagimin e zyrës.
Mediat franceze të hënën u përpoqën të deshifronin ndërveprimin që vunë re kamerat nga dera e sapohapur e avionit.
Titulli i një artikulli në faqen e internetit të gazetës Le Parisien ishte "Shuplakë apo "përleshje"?
Macron është i martuar me Brigitte që nga viti 2007 pas takimit në shkollën e mesme, ku ai ishte nxënës dhe ajo mësuese.