Bosnje dhe Hercegovina ka pranuar planin e veprimit për anëtarësimin në NATO, konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Nga Bosnje Hercegovina do të kërkojmë përgatitjen e programit të parë vjetor. Tani, është në anën e autoriteteve të Bosnjës, nëse do ta pranojnë këtë ofertë” ka thënë Stoltenberg.
Të martën dhe të mërkurën në Bruksel do të mbahet mbledhja e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, ndërsa plani për Bosnjën pritet të miratohet të mërkurën.
Ky është hapi i parë në procesin e anëtarësimit të plotë të këtij shteti në aleancën veriatlantike.
Secili shtet që synon anëtarësimin në NATO, i kërkohet të përpilojë planin vjetor të përgatitjeve për anëtarësim.
-
Bosnja drejt NATO-s, Dodiku kundër
-
NATO-ja mirëpret interesimin e Sllovenisë për të dërguar më shumë trupa në Kosovë
-
Ukraina është afër për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake
-
Osmani thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është garanci për rajonin, sekretari s’jep shpresa
-
Stoltenberg të hënën në Kosovë