Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stoltenberg të hënën në Kosovë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. Në një njoftim të NATO-s, thuhet se ai do të vizitojë edhe Serbinë, Bosnje e Hercegovinëmn dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit më 19 nëntor Stoltenberg udhëton në Bosnjë e Hercegovinë, më 20 nëntor vazhdon në Kosovë kur do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në njoftim thuhet se më 21 nëntor ai vizitën e vazhdon në Serbi ku takohet me kryeministren Ana Bërnabiq dhe presidentin Aleksandar Vuçiqin dhe pas Serbisë viziton Maqedoninë e Veriut.

Takimi me presidenten Vjosa Osman, siç mëson KOHA, do të mbahet në orën 15:00. Pas Osmanit ai pritet ta takojë Kurtin.

Image