Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Stoltenbergu sot për vizitë në Kosovë

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë.

Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe do t’iu adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.

Para se të vijë në Kosovë, Stoltenberg do të vizitojë Bosnje dhe Hercegovinën.

Edhe Stoltenberg të hënën në Kosovë Arbëri Stoltenberg të hënën në Kosovë

Të martën, më 21 nëntor, sekretari i përgjithshëm do të jetë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa të mërkurën, ai do të merr pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni, ku janë ftuar të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob./ksp