Ministrat e Jashtëm të NATO-s miratuan Programin e parë vjetor kombëtar, me të cilin Bosnja e Hercegovina mori ofertën për Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO.
Për të përmbushur këtë plan veprimi, në periudhën e ardhshme do të jetë përgjegjës Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi, Forcat e Armatosura dhe i gjithë vendi, transmeton ksp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është më i rëndësishmi për NATO-n, dhe se Bosnja është e denjë për kontributin e saj në operacionet e Aleancës dhe se ai mbështet plotësisht rrugën e vendit drejt integrimit euroatlantik.
Anëtari i Presidencës serbe Milorad Dodik njoftoi se do të përmbushte rezolutat e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe mbi neutralitetin ushtarak dhe nuk do të mbështetë asgjë në lidhje me NATO-n.
Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO është një program ndihme, mbështetje praktike dhe konsultime që synojnë përgatitjen e vendeve për anëtarësim në NATO.
Reformat dhe përgatitjet përfshijnë pesë fusha: çështjet politike dhe ekonomike, ato të mbrojtjes dhe ushtarake, financiare, të sigurisë dhe ato ligjore.