Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bosi i bandës së drogës në Ekuador kapet në Spanjë, disa vjet pasi falsifikoi vdekjen

JohnReimberg/X

JohnReimberg/X

Kreu i njërës prej bandave më të mëdha të trafikut të drogës në Ekuador është kapur në një operacion ku është përfshirë policia spanjolle, ka njoftuar të dielën presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, raportoi BBC-ja.

Wilmer "Pipo" Chavarria, kreu i Los Lobos, u arrestua në qytetin e Malagas, sipas Policisë spanjolle.

Noboa tha se Chavarria ka falsifikuar vdekjen e tij, ka ndryshuar identitetin dhe është fshehur në Evropë, ndërkohë që vazhdonte të kontrollonte operacionet kriminale në Ekuador, duke përfshirë urdhërimin e vrasjeve.

Familja e tij ka pohuar në vitin 2021 se ai ka vdekur nga një atak në zemër për shkak të Covidit.

Si Ekuadori ashtu edhe SHBA-ja e kanë shpallur Los Lobos (Ujqërit) organizatë terroriste.

Edhe Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika Botë Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika

Në një postim në X, ministri i brendshëm i Ekuadorit, John Reimberg, i cili tha se ishte në Spanjë me policinë, kapjen e Chavarrias e ka cilësuar si "ditë historike" për vendin e tij.

Los Lobos vlerësohet të ketë 8,000 anëtarë dhe është një nga organizatat kriminale më të fuqishme në Ekuador.

Në qershor të vitit 2024, Thesari i SHBA-së sanksionoi bandën dhe e përshkroi atë si grup me "mijëra anëtarë" që ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e dhunës në Ekuador.

Dhuna dhe vrasjet janë rritur ndjeshëm në këtë vend vitet e fundit, pasi është bërë qendër e madhe e trafikimit të kokainës dhe bandat rivale konkurrojnë për kontroll. Ekuadori nuk e prodhon drogën, por ndodhet pranë vendeve të mëdha prodhuese të drogës, si Peruja dhe Kolumbia.

Edhe Ekstradohet në SHBA trafikanti ekuadorian i drogës Botë Ekstradohet në SHBA trafikanti ekuadorian i drogës

Shumë anëtarë të Los Lobos janë në burg dhe banda mendohet se ka nxitur disa nga trazirat më të përgjakshme në burgjet e Ekuadorit.

Banda mendohet se ka lidhje me kartelin e fuqishëm të Jalisco New Generation në Meksikë.