Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij në largim amerikan, Antony Blinken do të përballen për luftën në Ukrainë të enjten, në një takim vjetor të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që do të mbahet në Maltë.
Ndërsa Ukraina do të jetë çështja dominuese politike, takimi do të miratojë zyrtarisht marrëveshjet e arritura në minutën e fundit mbi çështjet, duke përfshirë pozicionet e stafit të lartë në organin e sigurisë dhe të drejtave, ku fuqitë perëndimore shpesh akuzojnë Rusinë për shkelje të të drejtave të njeriut dhe normave të tjera ndërkombëtare, raporton Reuters.
Mbledhja e ministrave të Jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë nga 57 shtete pjesëmarrëse të Amerikës së Veriut, Evropës dhe Azisë Qendrore është lënë në hije këtë vit nga kthimi i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, këshilltarët e të cilit po qarkullojnë propozime për t'i dhënë fund luftës, duke i lëshuar Rusisë pjesë të mëdha të Ukrainës.
Teksa Trumpi do të marrë detyrën pas pak më shumë se një muaji, fuqitë perëndimore planifikojnë të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndërsa Rusia ka të ngjarë të vazhdojë kritikat e saj ndaj organizatës. Lavrov ka deklaruar vitin e kaluar se OSBE-ja “po shndërrohet në një shtojcë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.
Ky është udhëtimi i parë i Lavrovit në Bashkimin Evropian që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
-
Përplasje Blinken-Lavrov për Ukrainën
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Lavrovi paralajmëron se trupat evropiane në Ukrainë do të ishin “shënjestër legjitime”
-
Trumpi dërgon javën e ardhshme përfaqësuesin e tij në Moskë për bisedimet e paqes
-
Ministrat e jashtëm takohen në Kopenhagë për të diskutuar luftën në Ukrainë